NEW YORK (AA) – Për shkak të motit të keq e shoqëruar me stuhi të fuqishme që ka goditur pjesën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa një numër i madh i tyre janë evakuuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Situatë më e keqe mbretëron në Teksas, Louisiana dhe Arkansas ku janë përmbytur shtëpi dhe objekte afariste.
Nëse kushtet e këqija klimatike edhe më tej vazhdojnë në këtë rajon, kjo mund negativisht të ndikojë ndaj miliona njerëzve.