SHBA: Senati favorizon tërheqje të shpejtë nga Afganistani

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar në favor të përshpejtimit të tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.

Votimi ishte 62:33 për amandamentin joobligues për politikën e mbrojtjes.
Analistët thonë se votimi me gjasë do të dërgoj mesazh të qartë te presidenti Barack Obama dhe ushtria, derisa debatohet ritmi i tërheqjes së 66 mijë trupave nga Afganistani.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë trupat në Afganistan, edhe pas përfundimit të misionit luftarak. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakPalestina fiton të drejtën si shtet vëzhgues në OKB
Artikulli vijuesAplikacioni për bllokimin e reklamave Adblock Plus vjen për Android