Kina urdhëron përdorimin e emrave të vërtetë në internet

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, qeveria kineze do t’iu kërkojë përdoruesve të internetit që të identifikojnë vetveten për t’iu shërbyer ofruesve kur ata regjistrohen për qasje në internet.

Sipas një raporti të postuar në uebfaqen e agjencisë së lajmeve Xinhua, ligjvënësit në Komitetin Qëndror të Kongresit Kombëtar Popullor, që është trupi kryesor legjislativ i Kinës, aprovoi gjatë ditës së premte rregullin për identitetin në internet.
Kërkesa ndaj përdoruesve të internetit që të japin identitetet e tyre të vërtetë ka qenë njëra nga metodat e përdorura për të kontrolluar përdorimin e internetit në Kinë.
Në mars, qeveria e qytetit të Pekinit filloi të iu kërkojë përdoruesve të faqeve mikrobloguese kineze për të paraqitur numrat e tyre të identifikimit kur të regjistrohen për llogari që iu mundësojnë atyre më pas mundësinë për të postuar në këto faqe.
Faqet mikrobloguese, të popullarizuara si Sina Weibo, janë të ngjashme me Twitter, që është bllokuar në Kinë. Rregullimet e identitetit janë paraqitur si hapa për të mbrojtur përdoruesit dhe të largohen thashethemet në faqe.
Sidoqoftë kërkesat për identitet janë parë si një rrugë tjetër e kontrollimit të shërbimeve shoqërore në Kinë, që në disa raste janë bërë forume për të kritikuar qeverinë.
Kur qeveria e Pekinit imponoi rregullat e veta, disa përdorues kritikuan kërkesat e reja. (CIO Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakI ngacmonte nënën, nënoficeri ekzekuton taksistin me 3 plumba në kokë
Artikulli vijuesShpëtimi nga rënia në akull të thyer (video)