Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis garantoi të premten homologët e tij evropianë për angazhimin e SHBA-së në NATO, sipas Pentagonit
“Jim Mattis zhvilloi një bisedë telefonike me ministrat francez, gjerman dhe izraelit të Mbrojtjes”, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis në një komunikatë të publikuar sot.
Ai garantoi ministren gjermane Ursula von der Leyen për angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së në aleancën e NATO-s.
Gjermania dhe Franca, vende themeluese të Bashkimit Evropian, kishin shprehur shqetësimet e tyre pas propozimeve të Donald Trump kundrejt NATO-s, të cilën e cilësoi si të vjetëruar dhe të elozheve për presidentin rus Vladimir Putin, që Parisi dhe Berlini e akuzojnë se po përpiqet të ndajë vendet perëndimore.
Presidenti Donald Trump pritet që të telefonojë nesër krerët francez, gjerman dhe rus.