Shembja në Hanin e Elezit: Dheu rrezikon hekurudhën

Trenave që lëvizin në relacionin Fushë Kosovë-Shkup u është vështirësuar qarkullimi. Shembja e dheut ka bërë që shtrati i lumit të ndryshojë duke kaluar mbi shina.
Shtrati i lumit Lepenc lëvizi si pasojë e rrëshqitjeve të mëdha të dheut që ndodhën nga malet e fshatit Postenik në Han të Elezit. E, kjo gjë rrezikoi shumë edhe hekurudhën që lidh Prishtinën me Shkupin.
 
Për të larguar rrezikun e bllokimit të linjës hekurudhore, në ndihmë Trainkos-it i doli edhe FSK-ja, duke hapur një kanal ndihmës për të larguar ujin nga hekurudha. /Klan Kosova/
Artikulli paraprakSerbët “betohen” që Thaçi, Haradinaj e Limaj do dënohen për krime lufte!
Artikulli vijuesDurrësi nën ujë