Shembulli i rrallë i trimërisë në Siri (Video)

Kamera e kryengritësve ka regjistruar shembullin e guximit të jashtëzakonshëm dhe fisnik të një 17-vjeçari, i cili rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një grua të panjohur nga të shtënat e snajperit në qytetin sirian Aleppo.
Gruaja ecte rrugës me djalin, kur sulmuesit e qëllojnë dhe e plagosin. Kryengritësi i ri ka vërejtur gruan e plagosur dhe vendosi të shkoj tek ajo e ta shpinte në vend të sigurt.

Për CNN ai ka thënë se kishte një ndjenjë se ajo ishte gjallë, ndaj donte ta ndihmonte e ta dërgonte në spital.

“I thash vetes, nëse vdes, është vullneti i Zotit të vdes me këtë grua”, tha i riu.

Pasi 17-vjeçari Abdullah u zvarrit drejt saj, shpërthyen të shtënat. Ai e lidhi një litar për gruan e plagosur dhe e dërgoi në vend të sigurt, por nuk ia doli ta shpëtonte. Ajo vdiq pas arriti ndihma e shpejtë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/4cOLc-Psc8U” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakSiria ka filluar të përdorë raketa "scud" kundër opozitarëve
Artikulli vijuesNATO i ka premtuar Rusisë se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri