Shfaqen specifikat e Lenovo A6600

Siç kemi parë kohëve të fundit, kompania Lenovo është duke përgatitur smartfonin e ri të quajtur A3900, i cili do të vijë me një ekran 5-inç dhe me rezolucion prej 480×854 pikselë.
 
Megjithatë, Lenovo për momentin është duke punuar në dy smartfona të ri të dedikuar për shtresat e ulëta, dhe këto dy smartfona do të quhen A6600 dhe A6800.
 
Lenovo A6600 mori certifikatën TENAA dhe karakterizohet me ekran 5-inç me rezolucion prej 720×1280 pikselë, si dhe me platformën Android 4.4.4 Kitkat.
 
Sa i përket pjesës harduerike, ky smartfon do të ketë procesorin 64-bit MediaTek SoC Quad-Core 1.5 GHz dhe 1 GB DDR3 RAM memorie, transmeton Koha.net. Gjithashtu ky smartfon pritet të ketë edhe 8 GB memorie të brendshme, kamerën e pasme prej 8 MP dhe kamerën e përparme prej 5 MP për “selfie”, si dhe lidhjen 4G LTE.
 
Çmimi i këtij smartfoni do të jetë 110 dollarë, ndërsa kompania Lenovo thotë se ky smartfon do të ketë edhe platformën Lollipop.
Artikulli paraprakMercedes C400 me paketë të re
Artikulli vijuesKonflikt i armatosur mes fiseve në Kenia, 47 të vdekur