Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar humbje nga Spanja në duelin e madh të zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Spanjën në një neshje ku ndikuan edhe kushtet atmosferike.
Stadiumi i Shkodrës u stërmbush mbrëmjen e të dielës për të pritur luanët e kombëtares drejt sfidës tjetër ndaj Spanjës, një mundësi për të krijuar avantazh të konsiderueshëm në tabelë.
Pjesa e parë u dominua në posedim nga Spanja, teksa Shqipëria provoi me kundërsulme të befasojë mysafirët, pa krijuar ndonjë rast të pastër.
Spanja mundësinë më të mirë e kishte kur Berisha ndali një goditje të fuqishme të Silvas, duke u bërë arsyeja pse porta mbeti e pa prekur, me mbrojtjen që në anën tjetër shfaqi një performancë të mirë duke bllokuar zonën, shkruan Telegrafi.
Në pjesën e dytë Spanja hyri me qasje tjetër, teksa Shqipëria u detyrua të zëvëndësojë Ermir Lenjanin, një lojtar që krijoi ekuilibër të dukshëm në krah.
Por, në pjesën e dytë u inkuadrua edhe rrëbeshi i shiut, i cili ndikoi në lojë.
Kështu, një pasim i Taulant Xhakës i cili ktheu topin te Etrit Berisha, bëri që kyi fundit të mos e degazhojë topin mirë në mesfushë, çka ndikoi që topi të ndalet edhe nga shiu pikërisht në këmbët e David Silvas, prej ku nisi edhe kundërsulmi, i cili rezultoi me gol të lehtë nga Diego Costa (55’).
Në gabimin e parë, Spanja e realizoi golin e parë – ndikuar nga shiu.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Nolito me një goditje precize befasoi sërish Berishën, duke e lënë të shtangur atë për 2-0.
Goli i dytë krijoi momentum të rëndësishëm për Spanjën, e cila tashmë e kishte punën e kryer, me Shqipërinë e cila nuk ksihte fuqinë e nevojshme për të bërë kthesën në rezultat.
Me fitoren e Spanjës dhe me fitoren e Italisë, këto dy kombëtare ngjiten në krye të Grupit G, teksa Shqipëria mban vendin e tretë me gjashtë pikë, një pikë më pak se liderët e këtij grupi. Gjashtë pikë ka edhe Izraeli në vendin e katërt.
https://www.youtube.com/watch?v=idHXLTGvbbY
https://www.youtube.com/watch?v=wmnMs5Ig94Q