Rrethimi trevjeçar i Leningradit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore ka lënë pasoja për kodin gjenetik te qytetarët e Senkt Petersburg, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka lindur vetëm pak vite pas pushtimit.
Pasi kjo nuk është fantastikë-shkencore ose teori, dëshmi është dhe filmi “Blockade Blood, Genetics“ me regji të Eleonore Lukianova, i cili më 18 janar është parë nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Dumës, si dhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore.Pushtimi i Leningradit nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjati për 872 ditë, gjatë të cilave banorët gjetën mënyra të ndryshme për të mbijetuar – ata hëngrën minjtë, kafshët shtëpiake.
Që nga fillimi i pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik më 22 qershor, 1941, deri në fund të atij viti, 25.865 njerëz dhanë gjak për ushtarët e plagosur në këmbim të një ushqimi të pakët. Për shkak të faktit se kjo ka krijuar një substancë të veçantë të gjakut që përmbante 10 për qind e qytetarëve me zero-gjak të Sent Petersburgut të sotme kanë “gjenin artë” – që është një mutacion gjenetik, që sipas psikologëve, kombinon të njëjtin grup psikologjik të sjelljes.
Si manifestohet ky gjen? Sipas filmit, banorët me këtë (super) gjen kanë “shumë më tepër përgjegjësi për atë që po ndodh në vend dhe në qytet”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i lindur në vitin 1952, disa vjet pas pushtimit, është renditur si shembulli më i ndritshëm. Historia e “gjenit të artë” u konfirmua nga hulumtimi i Institutit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Sent Petersburg.
Disa vite më parë është analizuar grupi i njerëzve që mbijetuan pushtimin dhe u gjetën tri mutacione gjenetike që janë të lidhur me metabolizmin efikas te njerëzit që vuajnë urie. Stephen O’Brien tha se gjetjet e Institutit janë “interesante”, por paralajmëroi se një mostër të vogël të mbijetuarve ka rezultate “shumë më e vështirë për të interpretuar.”