Shkencëtari japonez përqafoi Islamin duke studiuar fikun dhe ullirin!

Prof. Dr. Taha Ibrahim Halifa, profesor i biologjisë dhe ish-dekan në Universitetin e El-Az’harit, zbuloi se një shkencëtar i madh japonez në fushën e bujqësisë u konvertua në Islam pasi zbuloi mrekulli të mëdha shkencore në Kur’an. Gjegjësisht, hulumtimi i tij trajtoi çështjen fikut dhe ullirit.

Taha Ibrahim thotë: “Substancën methaleutonids e sekreton truri i njeriut dhe i kafshëve në sasi shumë të vogla. Ajo është e përbërë nga proteina, e cila në vete ka gjithashtu dhe sulfate që mund shumë lehtë të lidhen me zinkun, hekurin dhe fosforin. Kjo materie konsiderohet të jetë shumë e rëndësishme për mbijetesën e trupit të njeriut, veçanërisht ngase ajo redukton kolesterolin, rregullon metabolizmin, forcon zemrën dhe rregullon frymëmarrjen.

Profesori gjithashtu thotë: “Sekretimi i këtyre substancave nga truri i njeriut fillon gradualisht nga viti 15 deri në të 35-at, dhe pastaj zvogëlohet deri në vitet e gjashtëdhjeta të jetës. Për këtë nuk mund të fitohet lehtë kjo substancë, e cila gjithashtu në përqindje të vogël mund të gjendet edhe tek kafshët.”

Ai thotë: “Kur hulumtimi është përqendruar në gjetjen e kësaj substance magjike midis florës, dhe grupi i shkencëtarëve japonezë u dha në hetimin e kësaj substance, e cila ka ndikim në largimin e simptomave te dobësimit senil (të pleqërisë). Më në fund këtë substancë e gjetën vetëm në dy llojet e bimëve, dhe ato janë: Fiku dhe Ulliri.”

Dr. Taha Ibrahim u bëri thirrje për të reflektuar mbi betimin e Allahut për fikun dhe ullirin dhe lidhshmërinë e këtij betimi me krijimin e njeriut në formën më të bukur, dhe mandej kthimin e tij në nivelet më të ulëta.

Ai thotë: “Pas ndarjes së kësaj substance nga fiku dhe ulliri, erdhën në përfundimin se përdorimi i tij ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut; ndërsa vetëm nga fiku, apo vetëm nga ulliri nuk ka dhënë rezultatin e pritur, dhe mandej atë substancë e përzien në raport 1:7 për ullirin. “Pas kësaj, ky grup i studiuesve japonezë u përpoqën për të gjetur lidhjen më të mirë të këtyre dy bimëve në mënyrë që të ketë efektin më të mirë.”

Dr. Taha tha: “Ky studiues japonez hulumtoi Kuranin Fisnik dhe vërejti se fiku përmendet një herë, ndërsa ulliri gjashtë herë, dhe një herë në mënyrë të tërthortë në ajetin 20 të kaptinës el-Mu’minun: “Si dhe pemën (d.m.th. pemën e ullirit) që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.”

Dr. Taha Ibrahim ua dërgoi të gjitha informatat që kishte mbledhur nga Kur’anin Fisnik këtij grupi të shkencëtarëve japonezë.

Pasi u siguruan se në Kur’an para 1429 vitesh është përmendur e gjitha ajo që ata kishin zbuluar, udhëheqësi i ekipit hulumtues pranoi Islamin, ndërsa dr. Prof. Taha Ibrahimit i dhuruan licencën e zbulimit shkencor.

Të Vërtetën e ka thënë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik:
1. Për fikun dhe ullirin,
2. për malin e Sinait
3. dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)
4. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
5. pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
6. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
7. Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
8. A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!

Burimi: www.divanhana.com

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakJa pse Pejgamberi (alejhi selam) na ka porositur t’i tundim çarçafët para gjumit
Artikulli vijuesUji i ftohtë si ilaç: Sëmundja e Ejubit (alejhi selam) dhe shërimi me ujë