Policia e Shkodrës ka sekuestruar 21 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa. Lëndë narkotike u gjet në një çantë sportive, ku ishte e ndarë në 20 pako.
“Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në zonën e quajtur “Hidrovori” në drejtim të pikës së kalimit kufitar Hani i Hoti, gjate patrullimit kane konstatuar dhe sekuestruar një çantë sportive brenda të cilës ishin 20 pako të mbështjella me qese të tejdukshme, me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 21 kg e 200 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Shërbimet policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit te lendes narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”.
9 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)