Nëse keni një shkrim të dobët dhe mangësi në gjuhën që e flisni, më mirë kthehuni tek librat e shkollës fillore.
The Wall Street Journal, ka nxjerrë një konkludim, që tregon se nuk janë fotografitë bajate të llogarive sociale, që i largojnë njerëzit nga dikush, transmeton Telegrafi.
Mungesa e shenjave të pikësimit, gabimet gjuhësore dhe shkruara e fjalëve keq, është fajtorë i “shuarjes së flakëve”, tek personi të cilit i arrijnë mesazhet.
Sipas hulumtimit, shumë persona – si femra apo meshkuj – e kanë injoruar ofertën e dikujt në rrjete sociale, vetëm shkaku i shkrimit jo adekuat.
Në rastin më të madh “spellimi” apo shqiptimi i shkronjave, ka qenë problem i madh, sepse ju ka ndryshuar komplet kuptimin fjalëve.
Më pas, fajtor janë edhe fjalët e bashkuara, mungesa dhe shkronjës së madhe dhe gjuha e zonës.
Këta njerëz po cilësohen si të “pa lexuar”, me mungesë të kulturës dhe dijenisë.