Kur pranova Islamin si adoleshent u bëra shok me një amerikan më të vjetër se unë. Ai quhej Curtis Shabbaz. Ishte i sëmurë. Punonte në një fabrikë ndërsa më vonë i zbuluan se ka kancerin. Kur u bënte më mirë gruaja e tij e sillte në mesxhid. Kur vinte atje ndihej shumë i lodhur sa nuk mund të dilte nga vetura. Gruaja e parkonte veturën në drejtim të Kibles, ndërsa ai falej në ulësen afër shoferit. Shpesh i bëja shoqëri në veturë duke biseduar këndshëm.
Një ditë derisa e pyeta si është rritur dhe si e ka gjetur Islamin, ai ma ktheu se tani që e kam pranuar islamin çfarë do të bëj: Imamët dhe mësuesit tanë të gjeneratës time na kanë mësuar aq sa kishin mundësi dhe kanë bërë një punë shumë të mirë. Po ti duhet të shkosh të studiosh. Duhet të vazhdosh aty ku kanë mbetur ata. Kjo ishte hera e parë që të dëgjoj nga dikush për studimin e Islamit. Ai më tha se duhet të shkoj jashtë shtetit të mësoj Islamin.
Derisa isha në Medine, kamë njohur njerëz që ishin të gatshëm të heqin edhe këmishën për ne vetëm pse kemi ardhur të studiojmë Islamin në qytetin e Pejgamberit a.s. Nëse do të tregoje për bujarinë e njerëzve nuk do të besonit.
Ebu Haruni thotë: E vizituam Ebu Seid El-Hudri ndërsa ai më tha: Mirëse erdhët trashëgimtarë të Pejgamberit! I Dërguari i Allahut s.a.v.s na ka lajmëruar duke na thënë: “Do t’ju vijnë njerëz nga vende të ndryshme të marrin dituri andaj silluni mirë ndaj tyre dhe pritni në mënyrën më të bukur.”
Vëllau Curtish kishte të drejtë. E gjetëm atë që na tha. Curtish vazhdoi duke më thënë: “Kur të kthehesh nga studimet më kërko. Do të jem aty që të jap mbështetje.
Për fat të keq kur u ktheva, xhenazja e Curtis ishte e para xhenaze që e kam falur. Më kujtohet se kam qarë në mënyrë të pakontrolluar. Nuk e kuptoja pse, por asnjëerë nuk kam harruar leksionet që i mësova në ulësen e parë të veturës.
Shkruan: Joe Brad
Përktheu: Islampress