Shpallet shteti i “pavarur” ndërmjet Kroacisë e Serbisë

Në tokën e askujt, ndërmjet Serbisë e Kroacisë është “shpallur shteti sovran e i pavarur “ më i vogli në Ballkan me gjithsej 7 kilometra katrorë.
Ky shtet quhet Liberland në të cilin “kryetari i saj”, çeku Vit Jedliçka, fton të gjithë ata që respektojnë parimin “jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë” e që nuk janë ekstremistë”.
 
“Liberland” shtrihet në brigjet e Danubit ndërmjet Baçkës së Monoshorit dhe Zmajevcit.
 
Jedliçka pohon se “shteti” është krijuar krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare sepse është bazuar në tokën e askujt të cilën në kuadër të kufizimit ndërmjet vetes nuk e kanë kërkuar as Serbia e as Kroacia.
 
“Qëllimi i krijimit të shtetit të ri është formimi i shoqërisë në të cilën mund të prosperojnë njerëzit e ndershëm e të cilëve shteti të mos ua bëjë të hidhur jetën me ndalesa të panevojshme e tatime”, shkruan në sajtin e “shtetit”, transmeton “Blic” i Beogradit.
 
“Njëra nga arsyet e themelimit të Liberlandit është ndikimi gjithnjë e më madh i grupeve të interesit për funksionimin e shtetit dhe kushtet gjithnjë e më të këqija për jetë të njerëzve. Themeluesit i ka frymëzuar Monaco, Lichtensteini ose Hong Kongu”, transmeton Koha.net
 
Vit Jedliçka, nga partia margjinale djathtiste e afër me ish- kryetarin e Çekisë Vaclav Klaus, ka shfaqur shpresën përmes kumtesës se “Liberlandin pavarur e sovran më së pari do ta njohin Serbia e Kroacia” të cilave ai është duke u përgatitur për t’ua dërguar notat diplomatike lidhur me njohje e pastaj atë do ta njohin edhe vendet tjera të botës.
 
“Liberland” ka flamurin, stemën, “kushtetutën” e “ligjet”, e edhe pse flamuri i saj ka valuar javën e shkuar, tashmë “shteti” ka filluar edhe me dhënie të shtetësisë dhe fton që ta marrin këtë të gjithë me kusht që të mos jenë komunistë, neonazistë ose ekstremistë por nuk i do kriminelët e të dënuar për vepra të rënda penale.kohaislame
Artikulli paraprakPër të pestën ditë me radhë vazhdon kërkimi i të riut Sead Alushi
Artikulli vijuesIS-i “lëshon” karta identiteti