Shpërthimet në Bruksel shkaktojnë kaos në trafik gjithandej Evropës

Si pasojë e shpërthimeve zingjirore që ndodhën në Bruksel në mëngjesin e së martës, ku mbtën të vdekur dhjetra persona e shumë të lënduar tashmë është duke u shkaktuar kaos në gjithë trafikun e Evropës duke bërë që shërbimet ajrore të pëballen me anulime udhëtimesh për të rritur sigurinë në rast të ndonjë sulmi terrosit të radhës, njofton Klan Kosova.

Në kryeqytetin belg tashmë  i gjithë transporti publik është mbyllur pas dy shpërthimeve që ndodhën në Aeroportin Zaventem dhe shpërthimi tjetër menjëherë pas disa minutave që ndodhi në stacionin e metrove Malebeek, në Bruksel.

Eurostar tashmë ka konfirmuar se të gjitha shërbimet e linjave nga Britania e Madhe  për në Bruksel janë pezulluar duke ndryshuar kështu destinacionin për të përfunduar në qytetin e Francës Lille.

Për momentin nuk ka asnjë tren i cili bart pasagjerët për në destinacionin e tyre ndërkaq aeroportet Heathroë dhe Gatëick janë ata të cilët kanë konfirmuar masat shtesë të sigurisë në Britani të Madhe ndërsa Qeveria Holandeze tha se tashmë kanë zbarkuar ekipe të policisë shtesë, në mënyrë që të bëhet ekzaminimi i duhur i kontrolleve kufitare belge.

Kjo nuk është e gjitha edhe pasagjerët kanë raportuar për vonesa dhe për prani të madhe të forcave policore bnë aeroportin Schiphol të Amsterdamit përderisa operatori hekurudhor Dutch tha se në jug të Belgjikës kishte vonesa të shumta të linjave hekurudhore.

Këto kaose të shumta u konfirmuan edhe nga shërbimet emergjente duke raportuar se të gjitha udhëtimet për në Francë, Bruksel dhe Holandë janë anuluar për shkak të kaosit të shkaktuar nga kontrollat e shumta të trafikut.

Këto shpërthime ndodhën vetëm dy ditë pasi linjat ajrore iu kthyen normalitetit pas arrestimeve që ndodhen në Bruksel.

Përderisa fluturimet brenda dhe jasht Brukselit janë pezulluar, aeroplanët hyrës të cilët gjendeshin në udhëtim për në Paris dhe Amsterdam ndërruan destinacion por përveç këtyre edhe të tjera aeroporte të mëdha raportuan për probleme të mëdha dhe kaos të nisjes pavarësisht se masa të rrepta sigurie janë angazhuar në të gjitha vendet.

Artikulli paraprakMPJ ngushëllon familjet e viktimave në Bruksel
Artikulli vijuesGjest madhështor nga Mërgim Mavraj, ndihmon familjet skamnore në Shqipëri (Foto)