Një student i Universitetit Loughborough (Britani) ka krijuar një pajisje ftohjeje portative për të përmirësuar transportin e vaksinave, falë të cilave mund të shpëtohen miliona jetë çdo vit.
Bëhet fjalë për Isobar, një mini frigorifer që është projektuar nga William Broadway, 22 vjeç, si pjesë e projektit të tij për marrjen e diplomës. Falë kësaj gjetjeje, ai u vlerësua me një prej çmimeve më prestigjioze të teknologjisë në botë, “James Dyson” 2016, dhënë nga Fondacioni James Dyson që synon të inkurajojë projektuesit e rinj të zgjidhin problemet e përditshme. Kjo pajisje mund të ruajë vaksinat në temperaturën e duhur dhe mund të rikarikohen në çdo vend për rreth një orë, duke siguruar një mjet të sigurt dhe efektiv transporti.
“Në vendet në zhvillim ka shumë probleme me programet e vaksinimit, pasi ato mund të arrijnë deri në fund të rrugës, por në fund kanalet e shpërndarjes dhe logjistika prishen. Gjithashtu, një vaksinë duhet të qëndrojë në 2-8 gradë celsius që të mbetet efektive”, tha Broadway në programin “Today” të BBC Radio 4.
Sipas shpikësit të ri, Isobar mund të përdoret edhe në dhurimin e organeve, transplanteve dhe hulumtimin e qelizave nënë. Ai theksoi gjithashtu se nuk ka për qëllim të patentojë krijimin e tij, sepse “nuk ka interesa tregtare” dhe preferon që “bota të mund të përfitojë” nga kjo pajisje.