Palestinezët ende presin të rikthehen në shtëpitë e tyre, pas 68 vitesh nga Nakbe (fatkeqësia e madhe) nga e cila u detyruan të lënë vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Rexhep Ganim, 83 vjeç i cili la shtëpinë e tij para 68 vitesh për pak ditë dhe në të cilën nuk mundi të kthehet më, shpreson që një ditë të kthehet në vendlindje edhe pse ende nuk i lejohet edhe ta vizitojë atë.
Ganim jeton në kampin e refugjatëve, El-Amari pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor. Ai është një dëshmitar i gjallë i Nakbe-s. Ganim ka treguar për gazetarin e AA-së se si në moshën 15 vjeçare nën zhurmat e plumbave është detyruar të lërë shtëpinë e tij.
Ai ka theksuar se si rrjedhojë e sulmeve të çetave hebreje në xhaminë Dehmesh të qytetit Lod humbën jetën dhjetëra persona. “Çetat hebreje mblodhën qindra njerëz në xhaminë Dehmesh dhe i nxorën ata përpara plumbave. Disa nga shokët e mijë shpëtuan të plagosur nga ajo masakër. Më vonë mësova se hebrenjtë vranë rreth 100 persona atje”, u shpreh Ganim.
Duke nënvizuar se i’u kanë kërkuar largimin e tyre drejt lindjes, Ganim ka shtuar: “Kishim frikë se mos fundi jonë do të ishe si ai i atyre në xhaminë Dehmesh. Vetëm pak gjëra mundëm të merrnim. Ikëm me shpresën për tu kthyer pas tre ditësh në shtëpi, por kaluan 68 vite nga dita kur u larguam.”
Dëshmitari i Nakbe-s, Ganim, duke thënë se ditët më të bukura të jetës së tij i ka kaluar në atë shtëpi thotë se kurrë nuk ka reshtur së shpresuari se një ditë do të kthehet në vendin e tij.
– Më shumë se gjysma e palestinezëve janë larguar nga shtëpitë e tyre –
Palestinezët e konsiderojnë 15 majin si ditën e Nakbe-s (fatkeqësisë së madhe) pasi Izraeli shpalli pavarësinë më 14 maj 1948 dhe më pas detyroi shumë palestinezë të lënë shtëpitë e tyre.
Sipas raportit të OKB-së në vitin 1950 më shumë se gjysma e popullsisë së Palestinës është detyruar të lërë vendin e vet.