Për tri ditë rresht, Tirana do kthehet në kryeqytetin e gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare. Por cudia e ketij aktiviteti eshte lenja jashte e Muslimanve. Megjithëse Komuniteti mysliman është përfaqësuese i më shumë se 65% te popullsisë este përjashtuar nga organizimi i këtij aktiviteti me pretekstin se është diçka mes Katolikve – Ortodoksve dhe Shtetit shqiptare.
Fatkeqësisht diçka qe pritet te flasë për paqe dhe harmoni duket se po kthehet ne përçarje dhe përjashtim. Akoma nuk dihet se si do reagoje KMSH ndaj këtej mënjanimi te pa kuptimte dhe a do marre pjese ne nivel te larte përfaqësimi. Burime konfidenciale nga organizatoret thonë që kryetari i KMSH nuk do të marrë pjesë në asnjë nga takimet që do të zhvillohen. E njëjti përjashtim është bere dhe ndaj komunitetit Bektashi te cilët sipas informacioneve nga brenda kryegjyshatës ne shenje bojkoti kane caktuar inaugurimin e “Kryegjyshates” ne te njëjtën date ne mënyre qe te bojkotojnë dhe konferencën e përçarjes nderfetare ne Shqipëri.
Akoma nuk kemi informacione zyrtare se kush po përjashton Myslimanet shqiptare, janë katolikët, Ortodoksët apo vet Shteti Shqiptare.
Shteti shqiptar ka akorduar 830 milionë lekë të vjetra nga fondi rezervë për sponsorizimin e këtij eventi, qe sic duket është totalisht përjashtues./NacionalAlbania