Për shkak të „postimeve të papërshtatshme“, profili në Facebook i këshilltarit nacional zviceran të Partisë SVP, Christoph Mörgeli është bllokuar. Për politikanin „ky është një veprim shkatërrues i lirisë së shprehjes“.
Që nga dita e martë, profili i këshilltarit nacional zviceran, Christoph Mörgeli nuk ekziston më. Por, politikani i SVP-së është lajmëruar sërish në mënyrë anonime.
«Ju falënderojmë që na informuat përmes postimit në profilin tuaj me përmbatjje të papërshtatshme», i ka shkruar Facebook politikanit. «Ju informojmë se profili i Christoph Mörgelit është larguar».
Përmes një deklarate dhënë të përditshmes „20 Minuten“, Christoph Mörgeli ka reaguar pa mirëkuptim. «Ky është një veprim shkatërrues i lirisë së shprehjes në vendin tonë», akuzon Christoph Mörgeli, përcjellë „Shtegu.com“. Bllokimi i profilit të tij është realizuar pa ndonjë paralajmërim, por kohëve të fundit ai ka pranuar ankesa të shumta.
Ende nuk është e qartë nëse postimi i fotografisë së fundit përbuzëse të refugjatëve shqiptarë në Itali, mund të ketë qenë shkaku i bllokimit të profilit të tij. Para pak kohësh, ai kishte postuar këtë fotografi, e cila paraqiste shqiptarët që e kishin stërngarkuar një anije. Në te ai kishte shkruar me të mëdha: «Po vijnë profesionistët». Ky postim mund të jetë njëri nga shkaqet e bllokimit të profilit të tij, përfundon „20 Minuten“.
You Might also Like
Brahimi: Asgjë thelbësore në bisedimet për Sirinë
Ndërmjetësi i OKB-së, Lakhdar Brahimi, deklaroi se nuk pret që të arrihet “diçka thelbësore” në…
By
1 Min Read
Dy shqiptarë të vrarë në Holandë
Dy shqiptarë nga qyteti i Elbasani kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në…
By
1 Min Read
Mjetet e makijazhit kthehen në vepra arti nga 27 vjeçarja palestineze
Mjetet e makijazhit në duart e palestinezes Halud ed-Desuki kthehen në vepra arti përveç qëllimit…
By
2 Min Read
Kryengritësit ekzekutojnë policët e Assadit
Pamje shqetësuese nga lufta civile në Aleppo të Sirisë janë futur të mërkurën në rrjetin…
By
3 Min Read
Gjermania ashpërson kontrollin për pilotët
Sipas ligjit të ri kompanitë ajrore zotohen të kontrollojnë pilotët para fillimit të ndërrimit të…
By
1 Min Read
Parlamenti brazilian nderon muslimanët
Ambasadorët e vendeve islame arabe, anëtarët e parlamentit si dhe një numër i madh i…
By
2 Min Read
