Reforma në policinë rrugore dhe ndryshimi i perceptimit për të është një nga prioritet e Ministrisë së Brendshme. Për këtë arsye ministri Sajmir Tahiri mesditën e së hënës ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtues te policisë rruogore në komisariatin e Tiranës, ku në takim merrte pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Në këtë takim ndër të tjera u vendos lirimi nga detyre e 80 % të punonjësve të këtij komisariati, 77 efektivave dhe 11 oficerëve të policisë rrugore. Zyrtarisht nga Ministria e Brendshme thuhet se këto lirime nga puna janë pasojë e një hetimi nga drejtoria e inspektimit dhe SHKB. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 88 efektiveve. Këta efektivë të larguar nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”. Ministri Tahiri gjatë ditës së hënë ka marrë edhe një tjetër vendim, i cili ka të bëjë me anulimin e tenderit për “Shërbim transporti karoatreci, parking, ruajtje automjetesh”. Ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të hollësishëm të proçedurave, ku janë vërejtur shkelje të shumta procedurale, ku për zyrtarët e përfshiri Ministri Tahiri ka urdhëruar proçedim penal. (INA)/kohaislame
You Might also Like
Qytetarët marrin nën kontroll tanket në Stamboll
Ja një pamje që dëshmon se qyetetarët kanë marrë nën kontroll tanket në Stamboll. Shenim:…
By
0 Min Read
BDI reagon ndaj BESËS përmes Bujar Osmanit, u prekën në “tel” nga aksioni VMRO+BDI=RUSI!
Thonë se Rinia dhe studentët janë forca e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Dhe del se…
By
2 Min Read
Bllokohet Rruga e Kombit
Është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për të hapur Autostradën e Kombit…
By
1 Min Read
Slovakia do ndihmojë me 25 policë kufitarë Maqedoninë
Për të kontrolluar fluksin e madh të refugjatëve, Slovakia do dërgojë forca të sigurisë për…
By
1 Min Read
Shqipëri: Pornografia me të mitur
Bashkëpunimi mes Policisë Postare Italiane, nën koordinimin e Prokurorisë së Salernos dhe hetuesisë shqiptare ka…
By
2 Min Read
SERBI – 70% E QYTETARËVE KUNDËR ANËTARËSIMIT NË NATO
Rreth 70 për qind e qytetarëve serbë kundërshtojnë anëtarësimin e vendit të tyre në NATO,…
By
1 Min Read
