Shqipëria renditet e 7-ta në kontinent për prodhimin e portokallit

Shqipëria është një ndër 10 vendet e vetme europiane ku ka prodhim portokallesh. Për nga volumi i prodhimit, Shqipëria renditet e 7-ta në të gjithë kontinentin në këtë drejtim.

Të dhënat i bën të ditura Eurostat në një publikim të fundit për agrobujqësinë, ku në analizë, veç 28 vendeve të Bashkimit Europian merren edhe disa prej vendeve kandidate, si dhe vendet e EFTA-s. Nga këto të dhëna rezulton se, në vendin tonë prodhimi i portkokalleve fiksohej në 10300 tonelata gjatë vitit të kaluar, raporton Scan.

Kështu, në rajon Shqipëria nuk njeh rivalë. Por, duhet theksuar se prodhimi i portokalleve është një meritë e drejtpërdrejtë e kushteve të motit dhe pozitës gjeografike, çka e bën të pamundur në vendet e ftohta.

Në këtë drejtim avantazhohen vendet mesdhetare, si Greqia, Portugalia, Italia, Turqia, etj. Prodhuese e portokalleve rezulton të jetë edhe Kroacia, paçka se me një prodhim minimal prej rreth 300 tonelatash në vit.

Në krahasim me kontinentin, prodhimi i Shqipërisë kufizohet në vetëm 0.16% të totalit të prodhimit të Europës në një vit, thonë të dhënat e Eurostat./Kumti.com

 

Artikulli paraprakNjë bujqësi me ose pa pesicide?
Artikulli vijuesNjë fermë model (Video)