Autoritetet shqiptare kanë forcuar masat në kufi me vendet fqinje. Masat vijnë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Mësohet se në Korçë janë përforcuar masat në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës, ku ka shtim të forcave policore të FSHN-së dhe oficerë të SHISH-it.
Ndërkohë, kontrollet për hyrje-daljen e njerëzve dhe automjeteve nuk janë përqendruar vetëm në vijën e gjelbër, por edhe në pikën strategjike, transmeton Shekulli.