Shqipëria shton praninë ushtarake në Afganistan

Një kontigjent i Forcave Speciale shqiptare së shpejti do të jetë pranë batalionit sulmues të FA Afgane, duke rritur dhe praninë në Kabul dhe Herat.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndodhet në Kabul, ku është takuar me shefin e NATO në Afganistan, gjeneralin John Nicholson, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha se prej 15 vitesh Shqipëria është kontribuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s.

Ndërsa vetë gjenerali Nicholson tha se oficerët shqiptarë janë pjesë e ekipit të tij këshillues në shtabin e NATO-s në Kabul.

Xhaçka është takuar edhe me efektivët shqiptarë me mision në Afganistan.

Artikulli paraprakIsh ministri Manjani: Ekspertë që nuk lexojnë nenet siç duhet
Artikulli vijuesMeta flet nga Maqedonia për raportin e tij me Ramën