Shqiptarë: Urime Fitër Bajrami

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

“I dashur z. President, Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës. Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku. Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!”, theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar kreut të shtetit shqiptar. /Telegrafi/

Artikulli paraprakOKB-JA NUK ZGJATI AFATIN E MISIONIT TË VËZHGUESVE TË SAJ NË SIRI
Artikulli vijuesSOT PËRMBYLLET PROJEKTI I DEZINSEKTIMIT HAPËSINOR