Shtegtimi më i madh i kafshëve në Afrikë filloi më herët për shkak të mungesës së shiut

0
172
Mbi 2,5 milion kafshë, përfshirë 70 lloje gjitarësh dhe 500 lloje zogjsh çdo vit shtegtojnë në zonë të pasur vegjetacioni të Serengetit, përgjatë kufirit midis Tanzanisë dhe Kenias.
 
Mungesa e reshjeve të shiut gjatë vitit të kaluar ka “detyruar” kafshët e egra në Afrikë në një shtegtim të hershëm drejt Serengetit, në zonën kufitare ndërmjet Tanzanisë dhe Kenias, raporton (AA).
 
Sasitë e pamjaftueshme të ujit patën efekte negative mbi ekosistemin dhe migrimin më të madh të kafshëve të egra në savanet e shtrira të Serengetit në veri të Tanzanisë. Mbi 2,5 milion kafshë, përfshirë 70 lloje gjitarësh dhe 500 lloje zogjsh çdo vit shtegtojnë në zonë të pasur vegjetacione Serengeti, përgjatë kufirit midis Tanzanisë dhe Kenias.
 
Bëhet fjalë për migrimin unik të kopeve të mëdha të barngrënësve si zebra, antilopa, gazela e tjerë të cilët në gjurmët e gjelbërsisë dhe ujit lëvizin drejt parkut nacionaë Serngeti.
 
Shtegtimi fillon në fillim të gushtit kur kafshët shkojnë drejt jugut përgjatë luginës së lumit Mara. Në mesin e shtatorit vend grumbullimi i tyre është Serengeti, ku në rajonin Ndutu mbesin gjatë katër muajve të çiftëzimit. Në mesin e marsit kopetë përsëri nisen drejt veriut.
 
Megjithatë, mungesa e reshjeve të shiut gjatë vitit të kaluar kanë shkaktuar tharjet më të hershme të kullotave, por edhe lëvizje më të hershme të kafshëve në rrugën më të rrezikshme përgjatë luginës së lumit Mara. Kafshët që është dashur të nisen drejt veriut në mesin e marsit, këtë vit e kanë bërë këtë në fillim të shkurtit.
 
Parku nacional Serengeti mbulon një sipërfaqe prej 30.000 kilometra katrorë dhe shpesh e quajnë atë çudia e shtatë e Afrikës. Në gjuhën e popullit vendas Maasai, Serengeti do të thotë rrafshinë e pafundme. 
 
Gjatë muajve të çiftëzimit në Ndutu numri i kafshëve rritet për rreth 300 mijë, por numri i tyre zvogëlohet për rreth 250 mijë gjatë migrimit të rrezikshëm përgjatë luginës së lumit Mara, ku i presin krokodilët dhe grabitqarët e tjerë./AA/kohaislame