Sistemi presidencial është një prej temave që nëse shkon në referendum do të gjejë një mbështetje të gjerë.
Kompania Shëtitëse e Kërkimeve, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 1 nëntor 2015, duke shëtitur në 16 rrethe dhe 26 provinca dhe duke biseduar ballë për ballë me 264 mijë vetë, gjysma e tyre gra, zhvilloi një punim për “Raportin Studiues në Rang Turqie”.
Sipas kësaj ankete, pjesa dërrmuese e popullsisë zë vend pranë Presidentit Recep Tayyip Erdogan në udhëheqjen e krizës me Rusinë, kushtetutën e re dhe sistemin presidencial.
Rezultatet e anketës kanë nxjerrë qartë në shesh se në lidhje me sistemin e presidencës është kapërcyer pragu kritik dhe nëse rregullorja e bërë në Kuvend paraqitet për referendum, atëherë sistemi presidencial do të pranohet me mbështetjen e popullit.