Si llogaritet rreziku për diabet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë alarmin për numrin e madh të të prekurve nga diabeti, por çdo njeri mund të provojë të llogarisë rrezikun nëse mund të ketë diabet dhe shumë të thjeshtë. Ja sesi:
1.Janë 8 pyetje që u duhet dhënë përgjigje sa më e drejtë për të parë gjithsecili gjendjen e tij të vërtetë. Specialistet sqarojne se për çdo pyetje, nëpërmjet alternativës që përshtatet me rastin e secilit, mund të llogariten pikët për ta parë nëse ka apo jo diabet, që lidhen me moshën, aktivitetin fizik, indeksin e masës trupore, konsumimin e frutave dhe perimeve, etj.
2.Indeksi i masës trupore (IMT), vlerësimi i peshës trupore,  perimetrit të belit, janë dy nga pyetjet që gjithkush gjen përgjigje. Pyetësori përmban pyetje mbi hipertensionin, sheqerin e lartë në gjak dhe mbi trashëgiminë e kësaj sëmundjeje.
3.Duke e përllogaritur vetë rrezikun për diabet, secili përllogarit nëse bëjnë pjesë në grupe të rrezikuara për t’u bërë diabetikë, ndaj mjekët këshillojnë konsultimin me mjekun. Sipas OBSH, diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në  rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë, sot numërohen rreth 200 milion diabetikë dhe në vitn 2025 mendohet të jenë 330 milionë diabetikë apo 6,3 % e popullsisë së botës.Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç, që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.
Artikulli paraprakBajrami raporton për diplomat false
Artikulli vijuesMe 20 mars pritet të ketë eklips, çfarë duhet të bëjnë muslimanët?