Si po kthehet Shqipëria në kosh mbeturinash të “miqve” amerikanë

Shkruab: Isa Myzyraj

Sa herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një problem madhor dhe serioz për ta zgjidhur, dhe sa herë që aleatët e saj besnik e refuzojnë të marrin rriskun e rrezikut mbi popullin e tyre Shqipëria është vendi që do t’i dalë për zot “aleatit” të tyre që nuk po funksionon si aleancë dypalëshe por që njëra palë (SHBA) të zgjidh ca probleme e tjetra palë (Shqipëria) të përballet me këto rreziqe që cënojnë rëndë rendin dhe qetësinë kombëtare në çdo minutë.

Shqipëria, ky vend i vogël që merr përsipër në emër të miqësisë me Amerikën misione të pamundura, që shtetet e tjera me potenciale akoma më të mëdha nuk i marrin, u doli për zot Ujgurëve, 5 nga 24 që ndodheshin në burgun famëkeq të Guantanamos erdhën në Shqipëri me bekimin e Amerikës, pasi Kina i kishte shpallur ato si terroristë dhe frika e presekutimit politik nuk lejonte ata të ktheheshin atje. Edhe pse SHBA-ja i klasifikoj të parrezikshëm një shtet tjetër i kishte shpallur terrorisëtë. Amerika kontaktoj plot 100 shtete pasi i liroi ato, por asnjëri nga 100 shtetet nuk mori përsipër që t’u jepte azil atyre dhe t’u nihte statusin e refugjatëve, kjo edhe për shkak të presionit të Kinës. Në vitin 2005 kur administata Bush në SHBA nuk kishte plane të mbyllte burgun e Guantanamos, Shqipëria pranoi t’u nihte statusin e refugjatëve 5 ujgurëve të liruar tanimë nga burgu, kjo gjë çoi në ftohjen e marrdhënieve me Kinën por Shqipëria fitoi besimin e amerikanëve që në atë kohë i duhej më shumë se kurrë Sali Berishës atëkohë kryeministër, sepse planet e së ardhmes së tij duhej mbështetur nga dikush e kush më mirë se Amerika mund ta bënte këtë?!

Pasi vendi ynë u bë streha e këtyre ujgurëve, në vitin 2009 përsëri Shqipëria do të përfshihet në një problem shumë delikat të administatës amerikane, atë të boshatisjes së burgut të Guantanamos. Barak Obama kishte ardhur në pushtet me premtimin madhor të mbylljes së këtij burgu, shumë nga shtetet e fuqishme evropiane bënë rezistencë duke deklaruar se nuk do të pranonin asnjë të burgosur në vendet e tyre, por ndryshe nga vendet evropiane Shqipëria ra dakord të merrte 3 prej tyre, marrëveshje kjo që solli aksidentalisht në Shqipëri zyrtarin e lartë amerikan Daniel Frid  ndihmësin e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

“Qëndimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut. Ai burg u bë simbol i asaj që SHBA-të nuk janë. Kur një vend mik si SHBA-të kanë probleme, natyrisht është detyrim moral që ta pranojmë” deklaroi aso kohe Kryeminsitri Sali Berisha, por pse vallë nuk e pranuan shtetet e tjera evropiane këtë marrëveshje? A kishte Shqipëria më shumë potenciale sesa Franca, Anglia, Gjermania dhe Italia?! Apo vetëm për hir të mardhënieve të mira me Amerikën shteti shqiptar ishte i gatshëm të pranonte gjithëkënd dhe gjithëçka?

Do të ishte përsëri Sali Berisha ai i cili në nëntorë të 2012 do të merrte përsipër të zgjidhte një çështje tjetër që asnjë nga vendet evropiane nuk e kishte pranuar. Muxhahedinët Iranian nuk  mund të rrinin më në “Kampin e Lirisë”, ata duhej zhvendosur menjëherë nga aty por për shkak të së shkuarës terroriste të tyre askush nuk i mori përsipër, Sali Berisha dhe Shqipëria po. Muxhehedinët Iranian ishin një organizatë terroriste që gjatë një marrëveshje të fshehtë me SHBA-në u hoqën nga grupet terroriste, por shumë vende sot e asaj dite i kanë në listën e grupeve terroriste. Në SHBA jepet alarmi, gazetat prestigjoze amerikane alarmojne shqiptarët se po i prêt një rrezik i madh me ardhjen e muxhahedinëve në vendin tonë.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Shqipëria “zemërgjërë” hapi dyert për muxhahedinët, për të ruajtur mardhëniet e mira me SHBA-në, Edi Rama gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit pranoi mijëra muxhahedinë terroristë në vendin tonë. Shqipëria sot ka një rrezik të madh mbi vete, askush nuk flet dhe asnjë dokument nuk bëhet publik, asnjë marrëveshje, asnjë fjalë nga udhëheqësit për muxhahedinët, PSE? A ka diçka që populli shqiptar nuk e di në marrëveshjen sekrete mes SHBA-së dhe Shqipërisë!?

Nëntori i 2013, do të sillte një situatë aspak të këndshme në Shqipëri. Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte marrë një vendim, shkatërrimin e armëve kimike në Siri, për këtë gjë të rrezikut të lartë duheshin disa kushte, vendi dhe marrëveshja. SHBA-ja u hodh në sulm, kontaktoi me dhjetra shtete por asnjë nga shtetet nuk mori përsipër që të rrezikonin popullin e vet edhe pse ishin në lojë miliona dollarë shpërblim.

Qeveria shqiptare më në krye Edi Ramën, nuk ishte prononcuar asnjehërë publikisht për këtë temë, por shoqëria civile dhe shqiptarët e nuahtën rrezikun që po u vinte tek dera dhe u hodhën në protesta.

Mijëra të rinjë, professor e akademik, mjek, mësues, studentë, punëtorë mbushen sheshet e çdo qyteti të Shqipërisë për ti thënë për herë të parë me zë të lartë Amerikës “JO”, për t’i treguar asaj se “ne nuk jemi gati të marrim këtë rrezik përsipër”. Përderisa Shqipëria rrezikohej Edi Rama nuk foli asnjë fjalë. Në media doli lajmi se tanimë ai kishte pranuar në mënyrë të fshehtë marrëveshjen me “aleatin” Amerikë, por kur presioni nga populli u rrit ai doli para shqiptarëve nën tension siq nuk ishte parë kurrë më parë dhe deklaroi “ Me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë, dhe respektin më të madh ndaj miqve dhe partnerëve tanë Amerikanë, ata e kanë marrë vendimin tim, e mësoni tani edhe ju. Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”.

Sigurisht se ky refuzim i Ramës ndaj amerikanëve erdhi nga presioni i popullit dhe jo ngaqë ai mendon për Shqipërinë, sepse sot shihet sesi ai po vazhdon sjelljen e muxhahedinëve në vendin tonë edhe pse janë një orgnizatë terroriste.

Artikulli paraprakShqipëria e rrezikshme: Vjen për të investuar, e bëjnë për spital biznismenin libanez
Artikulli vijuesGrushti i shtetit në Turqi, demokracia muslimane dhe fati i keq i Perëndimit