SI T’I BËNI INTERESANTE PREZANTIMET NË POWERPOINT

Në botën e sotme, na ndodh shumë shpesh të përgatisim prezantime në formë dixhitale, qoftë për një detyrë në shkollë, qoftë për zbulimin e një produkti të ri të firmës ku punojmë, për të prezantuar një eveniment etj.
 
Nga statistikat ka dalë në pah se një pjesë e madhe njerëzish stresohen sa herë iu duhet të përgatisin një prezantim në PowerPoint.
 
Shqetësimi i tyre kryesor është si ta bëjnë prezantimin sa më interesant dhe sa më tërheqës për audiencën. Duke qenë se të mbash një prezantim është, në shumicën e rasteve, përgjegjësi e madhe, njerëzit kanë krijuar disa rregulla bazë që mund t’ju ndihmojnë para se të bëni gati një prezantim në PowerPoint.
 
Përpiquni fillimisht të evitoni këto gjëra:
 
– Përgatitja e dobët apo mungesa e pasionit. Në pjesën më të madhe të rasteve, prezantimet nuk ecin mirë për shkak se folësi nuk është përgatitur siç duhet apo sepse ai/ajo nuk arrin dot të përçojë mesazhin e prezantimit. Kini parasysh se kur flisni me pasion, audienca ju kushton vëmendje. Për ta arritur këtë, praktikë dhe vetëm praktikë! Sado të bukura të jenë slide-t, nuk do t’ju ndihmojnë dot nëse ju mungon pasioni gjatë prezantimit.
 
– Slide-t janë shumë të ngarkuara, përmbajnë shumë pika, kanë imazhe me cilësi të dobët dhe mbi të gjitha shumë tekst! Evitojini të gjitha!
 
– Mos vendosni animime nga njëri slide në tjetrin nëse po bëni një prezantim serioz.
 
– Efektet zanore mund të përdoren disa herë gjatë prezantimit, por sugjerohet të mos përdorni ato që përfshihen në program. Në vend të kësaj, gjeni të reja në internet, kopjoni muzikë nga CD-të tuaja. E njëjta gjë mund të vlejë shpeshherë edhe për template-n e prezantimit. Përpiquni të gjeni template të reja online apo të krijoni vetë një.
 
– Nëse i jepni audiencës një përmbledhje të printuar të slide-ve para prezantimit, ekziston një mundësi e lartë që të pranishmit ta humbasin vëmendjen gjatë kohës që jeni duke folur.
Artikulli paraprakQYSH ME I BLLOKU WEBFAQET QE NUK I DESHIRONI NE FIREFOX?
Artikulli vijuesIntelegjenca kosovare debaton sot për Kumanovën?