Si ta përmbushësh ëndrrën tënde!

Dr Ibrahim Elfekij

Cila është ajo gjë, të cilën dëshiron ta përmbushëshmë shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë?

Ndoshta, ëndrra jote ka të bëjë me gjetjene një pune në profilin për të cilin je diplomuar, të udhëtosh anembanë botës, tëshkruash një libër, të shpikësh diçka të re të cilën ke kohë që e bluan nëmendjen tënde dhe që e ke zvarritur goxha. Shumë ide madhështore vdesin para setë lindin dhe kjo për dy shkaqe:

I pari, është ai që njihet me emrin “helmii ëmbël”. Ky term më erdhi në mendje gjatë vizitës së kopshtit zoologjik, kupashë një gjarpër shumë të bukur. Brenda kafazit ku jetonte gjarpri, ishtevarur një pllakë mbi të cilën shkruhej “Rrezik”. Më bëri përshtypje fakti sekjo krijesë kaq e bukur, të kishte një helm aq të rrezikshëm. Sakaq, teknjerëzit, helmi i ëmbël nuk u vjen nga armiqtë e tyre dhe njerëzit e largët,por u vjen nga vetë njerëzit më të afërm, nga miqtë dhe njerëzit që dinë gjithçkarreth tyre, nga fqinjët dhe pjesëtarët e familjes. Po, sepse në përgjithësi,ata do të bëhen shkaku i dështimit dhe kjo nëpërmjet ironisë, talljes dhepërqeshjes së ideve, e sidomos kur shohin përpjekjet për ti vënë në jetë.

Ka njerëz të tjerë të cilët do i kritikojnëëndrrat tona për shkak të xhelozisë dhe në përgjithësi ata që i kritikojnëëndrrat tona, e bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme, duke u bazuar tek vleratdhe bindjet e tyre personale, pavarësisht vlerave dhe bindjeve tona. Edhe psekëshillat e tyre mund të jenë të sinqerta, ato mund të shkaktojnë shumë pengesadhe mund të na lëndojnë, njëlloj si në rastin e gjarprit të bukur por me helmvdekjeprurës.

Shkaku dhe pengesa e dytë në rrugën epërmbushjes së ëndrrave, është vetë njeriu, po, po, je ti vetë. Doktor RobertSholer, në librin e tij “Fuqia e ideve” thotë:”Vendi i vetëm ku ëndrrat bëhen tëpamundura është vetja jote.”

A të kujtohet ndonjëherë që ke dashur të bëshdiçka të caktuar dhe ti kesh thënë vetes:”Jo, unë nuk mund ta bëj këtë!” duke ebindur veten se thjesht nuk e bën dot dhe mandej ke hequr dorë realisht? Çfarëtë pengon ty, mua dhe çdo person tjetër që të mos i përmbushë ëndrrat e tij? Përgjigjae kësaj pyetje është me dy fjalë:”Zona e sigurisë”.

Zona e sigurisë përbëhet nga rituale tëcilat i kemi ushtruar për një periudhë të mjaftueshme në mënyrë të përsëritur,të cilat na kanë falur rehati dhe siguri sa herë që i përsërisnim. Nëse kemi njëëndërr e cila na nxjerr jashtë zonës së sigurisë, ne ndjejmë ankth, humbasimqetësinë dhe bëjmë çmos derisa ta shmangim aktivitetin e ri. Njerëzit mund të tëthonë se ideja jote s’ka asnjë vlerë dhe të ofrojnë disa shkaqe dhe arsye për tëcilat kjo ide nuk do të ketë sukses. Por, në fund, vetëm ti e ke forcën për tapranuar apo për ta refuzuar atë që thonë për ty.

Në librin “Të duhet vetëm një minutë për tëndryshuar jetën”, thuhet:”Nëse arrin ta formosh ëndrrën në mendjen tënde dhe tambjellësh në zemrën tënde, mos ua jep shansin dyshimeve që ta shuajnë atë, pasika shumë mundësi që kjo ëndërr të shndërrohet në një realitet.”

Kur isha shtatë vjeç, kisha dy ëndrra të mëdha:

E para, të bëhem kampioni i Egjiptit nëpingpong, prandaj dhe ndiqja gjithë kureshtje ndeshjet e pingpongut, shkoja ipari në sallë dhe largohesha i fundit. Ndiqja çdo lëvizje të lojtarëve, duke ëndërruartë bëhem një ditë si ata. Disa vite më vonë, u regjistrova në një klubpingpongu por më refuzuan. U orvata të bëhem pjesë e 20 skuadrave, njëra pastjetrës, por të gjithë më refuzonin. Më në fund, më pranoi një trajner i cili mëtha:”Do të stërvit, por me një kusht: Të ushtrohesh gjashtë orë në ditë për njëvit! Veç kësaj, nuk do të marrësh pjesë në kampionate, veçse pasi të sigurohemse je gati për diçka të tillë!”

E pranova kushtin pa as dhe hezitimin më tëvogël. Filluan ushtrimet mendore dhe fizike, gjashtë orë në ditë. Pas gjashtëmuajsh, trajneri më tha:”Tani je gati për eksperiencën e parë!” Për habinë e tëgjithëve, zura vendin e parë në dy raundet e mbetura. Sezonin tjetër, zura sërishvendin e parë në të gjithë raundet, përfshirë dhe kampionatin kombëtar. Tashmëisha kampioni i Egjiptit. Mandej u zgjodha si përfaqësuesi i Egjiptit nëkampionatin e pingpongut të organizuar në Gjermaninë perëndimore në vitin 1969.E përmbusha ëndrrën time për vetë faktin se besova se mund ta bëja diçka tëtillë dhe ia arrita.

Ruzvelt ka pas thënë:”E ardhmja u përketatyre që i besojnë bukurisë së ëndrrave të tyre.”

Prandaj, fillo që sot, krijoje ëndrrën tënde,ose rikrijoje atë, ëndërro për ëndrra të mëdha. Mos krijo ëndrra të vogla, pasiato nuk e kanë forcën e mjaftueshme për ti shtyrë njerëzit para.

Hapat drejt ëndrrave të fuqishme:

  1. Shkruaji në një letër dhjetë gjëra të cilat dëshiron ti përmbushësh.
  2. Shkruaji sipas rëndësisë që përbëjnë për ty, fillimisht më të rëndësishmen pastaj më pak të rëndësishmet.
  3. Ulu në një vend të qetë dhe të rehatshëm, ku nuk të shqetëson askush, për 15 minuta.
  4. Merr frymë ngadalë dhe sa më thellë, mbushi mushkëritë e tua me ajër. Me çdo frymënxjerrje, nxirr dhe tensionin nga trupi yt.
  5. Ulu në një vend të rehatshëm, mbylli sytë dhe fokusohu tek çdo pjesë e trupit tënd, imagjino sikur po zbret nga një lartësi me dhjetë shkallë. Në çdo shkallë që zbret, ndjen rehati dhe relaks më shumë.

Tek shkalla e parë,lëshoje veten, ndjeje relaksin dhe shkarkoje tensionin.

Tek shkalla e dytë,ndjen më shumë relaks dhe rehati.

Tek shkalla e tretë,ndjen që rehatia dhe qetësia të shtohet.

Në shkallën ekatërt ndjehesh akoma më i relaksuar. Kështu vazhdon deri në shkallën e dhjetë,ku dukesh totalisht i relaksuar.

Imagjino para vetesnjë portë… preke atë.. hape dhe shih dritën para teje, është drita e tëardhmes. Kaloje pragun e derës dhe hidh hapa drejt jetës tënde të ardhme, drejtqëllimit tënd.. Vazhdo të ecën në kuadrin tënd kohor derisa të arrish në kohëndhe vendin ku përmbush ëndrrën tënde. Lokalizoje mirë se ku ndodhesh, kush ështëpërreth teje, çfarë ke veshur… mundohu ta identifikosh mirë gjithçka përrethteje, gjithçka që dëgjon. Kur ta përmbushësh ëndrrën vëre se çfarë po i thuavetes, identifikoji emocionet e tua, gjendjen e humorit, ambientin përreth,temperaturën e mjedisit ku ndodhesh… Mundohu të ndjesh gjithçka, me të gjithagjymtyrët dhe organet.

Tani, pasi kepërmbushur qëllimin tënd, formo një imazh të vetes tënde, vazhdo dhe zmadhoje këtëimazh, afroje sa më shumë me veten, shtoja të gjithë ngjyrat e preferuara, jepikëtij imazhi energji duke marrë frymë thellë, pastaj çliroje frymën në këtëimazh. Përsërite këtë dy tre herë dhe shihe imazhin teksa noton sipër teje.

Tani ktheju linjëstënde kohore, të tashmes dhe shihe imazhin tënd ashtu si do të jetë në tëardhmen, shih imazhin që dëshiron të arrish.

Merr pak kohë dhefalëndero veten tënde, falëndero Zotin i cili të ka pajisur me gjithë këtoenergji dhe kapacitete për përmbushjen e ëndrrës tënde… Mbylli sytë dhe fillotë ngjitësh shkallët e lartpërmendura, njëra pas tjetrës. Në çdo hap dhe shkallëqë do të ngjitësh, do të kesh më shumë energji dhe besim, do të ndihesh më i çliruar.

Në shkallën e parë,do të ndjesh më shumë besim.

Në shkallën e dytë,do të ndjesh më shumë fuqi.

Në shkallën e tretëdo të ndjesh më shumë për sukses tek vetja.

Në shkallën e katërdo të ndjesh se energjia sa vjen e rritet.

Në shkallën e pestëenergjia shtohet më shumë.

Në shkallën egjashtë do të ndjesh më shumë besim, më shumë energji dhe më shumë forcë.

Në shkallën e shtatë,më shumë energji dhe më shumë forcë, do të vazhdosh kështu deri në shkallën edhjetë.

Në shkallën e dhjetë,hapi sytë dhe sill ndërmend të gjithë informacionin, të gjithë fuqinë dhe tëgjithë besimin që të duhet për përmbushjen e ëndrrës tënde.

Të përshëndes për faktinse kalove përvojën e modelit të fuqishëm në krijimin e  të ardhmes pozitive.

Përsërite këtëushtrim me çdo ëndërr nga ëndrrat e tua. Bëje disa herë dhe sipas mundësisë.Falë këtij ushtrimi, do të mund të bësh mrekulli në jetën tënde, ashtu siç kandodhur me mua personalisht.

Filloja që sot dhekrijo ëndrra të mëdha!

Lexo jetëshkrimin enjerëzve të suksesshëm, ndjeje suksesin dhe arritjet e tyre, imagjinoje vetenteksa korr sukses, bëj kujdes nga rrëmbyesit e ëndrrave, bëj kujdes nga helmi iëmbël, mos ia jep shansin askujt as dhe vetes tënde që ta vjedhë ëndrrën tënde.Lëre imagjinatën tënde të notojë sipas qejfit, pasi ajo prodhon energji tëcilat mund të ndihmojnë të ndryshosh gjithë jetën tënde. Kij besim tek vetjadhe përsërit fjalët:”Unë mund t’ia dal, unë mund të kem sukses, unë u besojaftësive të mia për sukses”. Në dashtë Zoti do të arrish majat më të larta!

 

 

Përktheu: Elmaz Fida

Artikulli paraprakTë rinjtë dhe seksi
Artikulli vijuesSa vende pune kanë krijuar e shkatërruar robotët