Brusketat janë një ndër ushqimet që konsumohen edhe si një pjatë e vetme shoqëruar me donjë pije. Këto brusketa janë fare të thjeshta dhe të shpejta.
Të nevojiten:
Bukë integrale
disa kokra domate
2 thelpinj hurdhër
vaj ulliri i cilësisë së mirë
krem uthull balsamike
pak djathë parmigiano (parmixhano)
kripë, piper
Përgatitja:
Prisni bukën integrale në feta dhe vendoseni të thekët. Prisni domatet në feta shumë të holla. Kur buka të jetë thekur, hiqeni dhe sipërfaqen e saj fërkojeni me një thelpi hurdhër. Sipër vendosni domatet në feta, rukolën dhe disa feta shumë të holla djathi parmixhano. Marinoni me kripë, vaj ulliri të cilësisë së mirë dhe krem uthulle balsamike.
Shërbejini menjëherë.