Vrasja e Leart Ademit (19 vjeçari nga Shkupi) – Reagon Imami Bekir Halimi (video)

0
4034

Ngjarja tragjike që ka ndodhur të diellën në mbrëmje ka tronditur opinionin, kishte reagime të njëpasnjëshme nga fytyrat publike, edhe Imami nga Shkupi Bekir Halimi në ligjeratën e tij javore që mbahen në Xhaminë e hatunxhukit ka reaguar në lidhje me këtë rast tragjik,

“Kjo që ndodhi mbrëmë (nuk është me rëndësi se kush është) janë duke u shpeshtu, sot është ky djalë i ri, nesër mund të i ndodhë ndonjë tjetrit që është këtu mes nesh”

Më tej hoxha thotë: “E kemi të qartë se gjendja në të cilën gjendemi është përplot trauma përplot strese përplot vështirësi, mirëpo edhe në gjendjen më të keqe me qenë nuk arsyetohet veprimi i vrasjes”.

Hoxha mes tjerash këshilloi prindërit që ti kontrollojnë xhepat e fëmijëve si dhe tha thika është e ndaluar për ta mbajt një i ri, për ta dëgjuar reagimin e plotë klikoni më poshtë tek videoja: