Si të kemi dhëmbë të shëndetshëm

Të dashur lexues, dhëmbët, si çdo pjesë e trupit, kanë një lidhje me pjesët e tjera, por në këtë rast shëndeti i tyre është një tregues i dukshëm dhe i saktë i shëndetit të të gjithë organizmit. Ajo çfarë shohim në gojë është në fakt gjendja e trupit tonë në miniaturë. Por edhe e kundërta është e vërtetë. Nëse organizmi ynë ka probleme, edhe dhëmbët i ndiejnë këto probleme dhe sëmuren. Madje mendohet se pjesa më e madhe e problemeve dentare vjen nga dhëmbët.
 
Pothuajse cdo njeri ka pasur probleme gjatë jetës së tij me dhëmbët.
 
Dhëmbët megjithëse janë të vegjël, kanë një rol pamohushëm për shëndetin e njerëzve, ashtu si zemra dhe mëlcia. Mishrat dhe zmalti i dhëmbëve tuaj varet prej mënyrës se si ju kujdeseni për shëndetin e gojës suaj. Mënyra e jetesës, dieta dhe higjiena juaj kanë një rëndësi shumë të madhe për shëndetin e gojës suaj. Edhe pse zmalti është indi më i fortë i organizmit tonë, nuk është i pashkatërrueshëm dhe cdo dëm që i shkaktohet atij është i pakthyeshëm. Mishrat e dhëmbëve i mbajnë dhëmbët edhe me të fiksuar me kockën dhe nëse nuk kujdeseni për to atëherë mund të vuani nga sëmundjet e periodontit duke bërë që dhëmbet tuaj të fillojnë të lëvizin në rastet me të rënda. Megjithatë ka disa hapa për të fortësuar zmaltin e dhëmbëve tuaj, si dhe nje sërë veprimesh që mund të ndërmerrni përsa i përket shëndetit të mishrave të dhëmbëve. Një problem tjetër është dhe krimbja e dhëmbëve. Kariesi, i cili në vete përmban një grusht të baktereve dhe grumbullohet në dhëmbët tuaj duke shkaktuar prishjen e dhëmbit të djathtë apo pezmatimin e dhëmbit të majtë – e gjithë kjo nuk ndikon negativisht vetëm për dhëmbët tuaj, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Një numër i madh i hulumtimeve kishin zbuluar se bakteret dhe pezmatimet të cilat lajmërohen si në dhëmbë, po ashtu edhe në gojë, kanë lidhje me problemet tjera në mesin e të cilave janë sëmundjet e zemrës, diabetit etj.
 
Në mënyrën se si shikohen këto grupime të baktereve, ato ‘jetojnë’ në indin e dhëmbëve dhe në kurorën dhëmbëve. Siç edhe është e njohur, kariesi, mblidhet në sipërfaqen e dhëmbëve tanë. Në rastin kur konsumojmë ushqim apo pimë disa që përmban në vete sheqer, bakteret lëshojnë një thartirë të cilët sulmojnë zmaltin e dhëmbit. Pra, kariesi përmban kontaktin në mes thartirës dhe dhëmbit, e më pas vjen edhe deri tek rënia e dhëmbit. Mbledhja e kariesit mund të sjellë edhe deri te gjingjiviti, bëhen shumë të ndjeshëm, ënjten e nganjëherë edhe kanë gjakderdhje. Shumë pacientë nuk kujdesen menjëherë për to, por i lënë ashtu për një kohë të gjatë, gjë që është shumë e vështirë për trajtim.
 
Përse njerëzit e nënvlerësojnë shëndetin e dhëmbëve, doktori Ke është i mendimit se kjo lidhet me mungesën e informacionit mbi rëndësinë e shëndetit të dhe lidhjes me shëndetin e të gjithë trupit.
 
Shumica e individëve mendojnë se, megjithëse, dhimbja e dhëmbëve është e tmerrshme, kjo nuk është një sëmundje e madhe. Kurse tani Organizata Botërore e Shëndetësisë është e mendimit se shëndeti i dhëmbëve ka lidhje me shëndetin e gjithë trupit të njeriut, si p.sh: Stomatologjia dhe diabeti kanë marrëdhënie të ngushtë, në kushtet e mosmirëmbajtjes së shëndetit dentar, kontrolli i nivelit të sheqerit ne gjak i diabetikëve është vështirë të realizohet. “Doktori Ke tha se një pacient, që është diagnostikuar në shumë spitale, pas kontrollit ai zbuloi se dhimbja e vazhdueshme e fytyrës vjen nga problemet me dhëmbët. Raste të tilla janë të shumta.
 
Në të kaluarën, heqja e dhëmbëve ishte një metodë e që përdorej shpesh, por në ditë e sotme dentistët janë kundra kësaj pasi, heqja e dhëmbëve nuk do të ketë më dhëmbë të tjera, duke krijuar humbje të pakthyeshme. Prandaj prirja e re e trajtimit të dhëmbëve e vë theksin ke trajtimi në mënyrë sistematike dhe komplekse. Standardi i shemdetësisë së dhëmbëve, propozur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është “Në moshën 80 vjec të ketë 20 dhëmbë”. Dhëmbët e shëndoshë janë xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike të shëmtuar!
 
Humbja e tyre shkakton çrregullime në përtypjen e ushqimit.
 
Dhëmbët e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbështetës të dhëmbit shkaktojnë erë të keqe të gojës.
 
Zëvendësimi i dhëmbëve “të humbur” me proteza ka shumë mangësi: humbet shija, kushtojnë shtrenjtë etj., prandaj rëndësia e mbajtjes së higjienës së tyre është shumë shumë e madhe.
 
Për parandalimin e paraqitjes së sëmundjeve të dhëmbit dhe të gojës ekzistojnë katër faktorë kryesorë:

HIGJIENA ORALE: nuk thuhet rastësishte se dhëmbët e shendoshe,ruajnë trupin e shëndosh.Poashtu ata që i pastërojnë dhëmbët rregullishtë,cmojnë ndjenjën e freskisë dhe të aromës së mirë të gojës.
 
Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet:
-pas cdo shujte;dy deri tri herë në ditë
-gjithsesi gjdo herë para gjumit,
-se paku 2 minuta
 
Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e shpërlani gojën pasi ti pastroni dhëmbët por vetëm pështyni.
 
Ndërrojeni brushën tuaj kur të vjetërohet (cdo 3-4 muaj)
Nuk ka brushe familjare ! cdo anëtarë i familjes duhet ta kete brushën e tij.
 
USHQIMI : Gati secilit i pëlqen ushqimi i ëmbël.Nuk do të ishte i mundur ndalimi i konsumimit i gjërave të ëmbla.Por,është me rëndësi që marrja e ushqimit të ëmbël të jetë në sasi më të vogël dhe të kontrolluar.
-ushqimet e preferuara,buka,djathi,arrat,pemët,qumështi dhe uji mineral.
 
VIZITA KONTROLLUESE TE DENTISTI (STOMATOLOGU)
-Vizitat e rregullta te dentisti janë tejet të rëndësishme për dhënien e këshillave dhe zbulimin e hershëm të prishjes së dhëmbit.Për këtë arsye preferohen vizita të rregullta (së paku dy herë në vit).
Artikulli paraprak8 përdorime ideale të kripës
Artikulli vijuesKujdesi femëror për shëndetin