1. Kush e ndërtoi xhaminë përreth Qabes?
1. Xhaminë e ndërtoi Omer Ibn Hatabi, kurse e plotësoi (vazhdoi, përfundoi) Othman Ibn Afani – All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë-.
2. Në cilën moshë i erdhi shpallja Pejgamberit alejhi selam?
2. Shpallja i erdhi në moshën dyzet vjecare.
3. Kush ishte sahabiu që dinte disa fshehtësi të cilat i’a kishtë rrëfyer Pejgamberi alejhi selam?
3. Sahabiu ishte Hudhejfe Ibn Jemani All-llahu qoftë i kënaqur me të.
4. Në sa luftëra mori pjesë pejgamberi alejhi selam?
4. Pejgamberi alejhi selam, mori pjesë në 27 luftëra.
5. Kur u bë obligim falja e namazit?
5. Falja e namazit u bë obligim në natën e Israsë dhe Miraxhit.
6. Kush janë Selefu Es-Salih (të parët tanë të ndershëm)?
6. Selefu Es-Salih janë tri gjenerat e arta:
1.) Sahabët (gjenerata e parë, shokët e Pejgamberi alejhi selam).
2.) Tabi-inët (gjenerata e dytë, ata që erdhën pas sahabëve).
3.) Tabi Tabi-inët (gjenerata e tretë)
7. Kush ishtë ai i cili i bëri sihër Pejgamberit alejhi selam dhe a ishte prej muslimanëve?
7. Ai i cili i bëri sihër pejgamberit alejhi selam ishte Lebid Ibn El-Asani. Ishte prej jehudëve edhe pse Pejgamberit alehji selam i paraqitej si musliman, pra ishte prej munafikëve.
8. Cili ishte i dyti prej burrave që përqafoi islamin?
8. Ai ishte Zubejr Ibn Avami All-llahu qoftë i kënaqur me të.
9. Cili sahabi e kishte parë Dexhallin?
9. Sahabiu i cili e kishte parë Dexhallin ishte Temim Ibn Eus Ed-Dariji All-llahu qoftë i kënaqur me të.
10. Kush ishte më i ditur në lidhje më haramin dhe hallallin nga shokët e pejgamberit alejhi selam?
10. Më i ditur ishte Muadh Ibn Xhebeli All-llahu qoftë i kënaqur me të.
11. Ceki disa nga kushtet e pranimit të pendimit?
11. Disa nga kushtet e pranimit të pendimit janë:
1.) Largimi dhe distancimi nga mëkatet.
2.) Keqardhja për mëkatin e vepruar (Për të kaluarën tënde të hidhur me mëkatë të panumërta).
3.) Vendosshmëria e prerë për të mos u kthyer në mëkatet e mëparshme.
4.) Nëse i ke hyrë në hak dikujt apo i ke bërë padrejtësi, duhet të ua kthesh atyre hakun apo padrejtësinë që ua kë bërë.
12. Cilat janë ato krijesat të cilat nuk u lindën nga gjinia femërore(nga femrat)
12. Ademi, Hava dhe Kurbani (Dashi) që i zbriti Ibrahimit alejhi selam
13. Në cilin vit Hixhri ka ndodhur lufta e Mu’tes?
13. Lufta e Mu’tes ka ndodhur në vitin e 8 hixhri.
14. Një njeri i mirë të cilit All-llahu i dha shumë urtësi, si dhe e zbriti një sure më emrin e tij, kush ishte ai?
14. Ai njeri ishte Llukman Hakimi All-llahu qoftë i kënaqur me të.
15. Në sa grupe janë ndarë jehuditë?
15. Jehuditë janë ndarë në 71 grupe.
16. Kush ishte i pari prej djelmoshave të rinjë i cili e pranoi islamin?
16. Ai ishte Ali Ibn Ebi Talib All-llahu qoftë i kënaqur me të.
17. Kush ishte i pari prej burrave që pranoi islamin?
17. Ai ishte Ebu Bekr Es-Sidik All-llahu qoftë i kënaqur me të.
18. Cila është vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i All-llahut në ditën e gjykimit?
18. Vepra e parë për të cilën do të merret në llogari robi i All-llahut ditën e gjykimit është namazi.
19. Kush u quajt luani i All-llahut?
19. Luani i All-llahut u quajt Hamza Bin Abdul Mutalib All-llahu qoftë i kënaqur me të.
20. Kush llogaritet njeriu më besnik i këtij Umeti?
20. Njeriu më besnik i këtij umeti llogaritet Ebu Ubejd Ibn El Xherra All-llahu qoftë i kënaqur me të.
Autori: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasen Xhemil
Nga arabishtja : Suad B. Shabani