1. Kush ishte i pari i cili e pranoi Islamin nga ana e Ensarëve ?
1. Ai i cili e pranoi Islamin nga ana e Ensarëve ishte Xhabir ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
2. Kush ishte fëmiu i pare i Ademit alejhi selam?
2. Fëmiu i parë i Ademit alejhi selam ishte Kabili.
3. Kush ishte i pari i cili ngriti dhe theu shpatën duke luftuar në rrugën e Allahut xhele veala!
3. Zubejr ibnul Auvami,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
4. Sa sure posedon xhuzi 29?
4.. Xhuzi 29 posedon gjithsej 11 sure.
5. Sa është numri i pejgamberëve?
5. Numri i pejgamberëve gjithsej është 24 mijë.
6. Në cilin vit është cliruar Mekeja ?
6. Mekeja është cliruar në vitin e 8 Hixhrij (hënor).
7. Në cilin vend nuk do të mund të hyjë dexhalli kurrë?
7.. Në Medinen e bekuar.
8. Për cilin mëkat pejgamberi alejhi selam ka thënë se veprimi i atij mëkati sjell varfëri?
8.Zinaja (Imoraliteti).
9. Kush vdiq i fundit nga gjenarata e sahabëve?
9.. Tufejl ibn Amir el Vathileh,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
10. Kush ishte shehidi i parë në Islam?
10.. Ubejde ibn el Harith ibn Abdul Mutalib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.
11. Sa vite qëndruan banoret e kehfit në shpellë?
11.. 309 vite.
12.. Cka është Akika?
12. Akika është: Therja e një kurbani për lindjen e vajzes dhe dy kurbana për lindjen e djalit.
Therja e kurbanit bëhet në ditën e shtatë pas lindjes si falenderim ndaj Allahut.
Si dhe bërja Akikës është sunet i forte.
13. Cilat janë shtyllat e shehadetit?
13. Shtyllat e Shehadetit, janë dy: – Mohimi: është për qëllim pjesa ”La ilahe”, që do të thotë: Nuk ka të adhuruar me të drejtë që meriton të adhurohet”. – Pohim: është për qëllim pjesa ”il-Allah”, që do të thotë: përveç Allahut.
14. Cila është gjëja e pare që krijoi Allahu?
14. Lapsin.
15. Cila llogaritet nëna e gjitha punëve të këqija?
15. Alkooli.
16. Kush nga njerëzit do të hyjnë nga të pare në xhenet?
16. Fukaratë dhe të ngratët.
17. Në cilin vit u obligua Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut)?
17. Në vitin e dytë Hixhrij.
18. Kush është autori i librit të njohur,- ‘’Rijadus Salihin’’.?
18. Imam Neveviu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
19. Si quhet shejtani i cili e ngacmon, huton dhe largon koncentrimin e muslimanit në Namaz?
19. El Hanzeb,- Allahu na ruajtë nga sherri dhe cytjet e tij.
20. Cili është kuptimi i fjalës tagut?
20. Tagut është: Cdo gjë të cilën njeriu e vlerëson përtej kufirit,qoftë në adhurim, ndjekje, bindje dhe kusht është të jetë i kënaqur me të poqëse është njeri.
Autori: Fet-hurr Rrahman Muhamed Hasen Xhemil
Nga arabishtja : Suad B. Shabani