Kërkuesit kanë zbuluar një nga metodat kryesore që egjiptianët kanë përdorur për të ndërtuar piramidat.
Ata janë habitur për një kohë të gjatë për mënyrën sesi punëtorët kanë qenë të aftë për të transportuar blloqe të mëdha të gurëve deri te vendi i ndërtimit. Tani, ata e kanë gjetur çelësin – rëra e lagur.
“Për ndërtimin e piramidave, egjiptianët e lashtë duhet të transportonin blloqe të rënda gurësh dhe statuja të mëdha në shkretëtirë”, thanë kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit.
Për ta bërë këtë, ata i vendosnin objektet e rënda në një slitë, të cilën punëtorët e tërhiqnin mbi rërë.
Ndërkaq fizikantët kanë krijuar një version laboratorik të një slite egjiptiane me rërë, shkruan Shekulli.
Ata kanë përcaktuar forcën e tërheqjes dhe ngurtësinë e rërës, si një funksion të sasisë së ujit në rërë.
Për të përcaktuar ngurtësinë, është përdorur një reometër, që tregon forcën e nevojshme për të deformuar një vëllim të caktuar të rërës.
Slita rrëshqet më mirë kur rëra është e butë. Forca e tërheqjes ulet në raport me ngurtësinë e rërës.