Siguria psikike si parathënie e sigurisë fizike dhe shoqërore

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: 
 
” E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni? Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 81- 82). 
Të gjithë njerëzit e kërkojnë sigurinë, të gjithë nuk e pëlqejnë ç’rahatinë të gjithë në heshtje i dënojnë këto veprime devijonte dhe shumë të shëmtuara që ndodhin në mesin tonë. Mirëpo krejt kjo e shkakton pyetjen: pse ndodhin këto veprime, çka i shtyn njerëzit të vrasin, pse të kidnapohen fëmijë, etj? 
Dikush dëshiron t’i ndërlidhë këtë fenomene me varfërinë dhe gjendjen e keqe sociale, mirëpo unë nuk e ndaj këtë mendim. 
Sepse në të kaluarën e afërt, prindërit dhe gjyshërit tanë kanë patë jetë më të varfër, kanë patë represioni nga sistemi, dhe trysni të ndryshme, mirëpo përsëri gjendja e tyre ka qenë shumë më i mirë, shumë më e qetë dhe shumë më e rehatshme. 
Andaj, duhet hulumtuar shkaqet që sjellin këtë tmerr dhe llahtari të madhe në mesin e popullit tonë me këto veprime të liga që paraqiten herë pas here. 
Pa dyshim se garantimi i sigurisë psikike na sjell edhe sigurinë fizike dhe shoqërore, andaj do të mundohemi në këtë shkrim të flasim pak për këtë temë. 
 
Siguria psikike nga këndi fetar na ofron: 
 
1. stabilitet. 
2. largim të demoralizimit dhe depresionit 
3. plotësim të karakterit 
4. bindja e plotë se Allahu është me ne. 
 
Komponentët e sigurisë psikike janë: 
1. besimi i thellë 
2. mbështetja në Allahun. 
3. përmendja e Allahut. 
4. morali i mirë 
5. lutja. 
6. njohja e Kaderit 
7. njohja e çështjes së sprovës 
8. durimi 
9. njohja e myzhdeje dhe përgëzimeve 

Bekir Halimi

Artikulli paraprakToleranca në fenë Islame ka qenë shumë e qartë për të gjith hulumtuesit e paanshëm të perëndimit
Artikulli vijuesEkzoterizmi dhe ezoterizmi – Ibën Tejmija