Simiq: Serbët kurrë nuk do të lejojnë të hyjë ushtria në veri

Lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se nuk do të lejojnë kurrë që në Kushtetutën e Kosovës të bëhen ndërrimet e nevojshme për t’u shndërruar Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri, por edhe nëse transformimi ndodh me anë të ligjit, ata kurrë nuk do të lejonin që ushtria të futej në veri

Simiq, ka pohuar se serbët në Kosovë për ushtri ushtarake e njohin vetëm KFOR-in, shkruan gazeta serbe Blic.

“Projektligji i Thaçit lejon transformimin në ushtri klasik me shërbim ushtarak. Ne e njohim vetëm KFOR-i dhe serbët kurrë nuk do të lejojë të hyjë ushtri në veri të Kosovës. Ne nuk pranojmë që të ndryshojë Kushtetuta”, ka deklaruar Simiq.

Artikulli paraprakRama në Gjermani kujton kohën kur kosovarët udhëtonin atje pa viza
Artikulli vijuesKonsumi i mishit është i lidhur drejtpërdrejt me rrezikun e diabetit