Simptomat e mungesës së kromit

Kromi është një mineral i cili është thelbësor për shëndetin e të gjithë organizmit. Megjithatë, studimet kanë treguar se një numër i madh i njerëzve vuajnë nga mungesa e tij. Mungesa e këtij minerali mund ta dëmtojë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetesës.

Marrja e kromit është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit të festave, sepse ky mineral është thelbësor për shpërbërjen e sheqernave dhe nishestesë.

Roli i kromit në trup
Kromi e kryen një varg të funksioneve vitale në trupin tonë, duke përfshirë:

  • ruajtjen e shëndetit të arterieve;
  • ruajtjen e shëndetit të zemrës;
  • kontrollin e dëshirës së madhe për ëmbëlsira;
  • parandalimin e ndryshimeve të papritura të gjendjes shpirtërore;
  • ruajtjen e një peshe të shëndetshme të trupit;
  • ruajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak;
  • ruajtjen e nivelit stabil të energjisë.

Simptomat e mungesës së kromit
Një pjesë e madhe e këtyre simptomave në fakt ngjan me simptomat e problemeve të tjera shëndetësore. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të kemi vizita të rregullta mjekësore dhe të kemi kujdes me marrjen e të gjitha komponimeve të rëndësishme ushqyese.

Disa simptoma janë:

  • Nivelet e larta të kolesterolit
  • Vështirësi me tretjen e sheqerit ose alkoolit
  • Nivelet e larta të triglicerideve
  • Hipoglikemia (niveli i sheqerit në gjak është i ulët kronikisht)
  • Diabeti (edhe pse diabeti është i lidhur me faktorë të tjerë, mungesa e kromit është shpesh një prej tyre).

Burimet e kromit

  • birra
  • tharmi
  • perimet me gjethe të gjelbra
  • bishtajoret
  • patatet
  • drithërat dhe buka.

Kromin e gjejmë edhe në kallam të sheqerit. Por për fat të keq industria ushqimore e eliminon këtë mineral gjatë prodhimit të sheqerit të bardhë.

Kërkesa e rekomanduar ditore
Konsumi i rekomanduar ditor i kromit është 20 deri në 120 mikrogramë. Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se do të ishte edhe më mirë në qoftë se në ditë merrni 200-290 mikrogramë të kromit. Besohet se atletët përballen me rrezikun jashtëzakonisht të lartë të mungesës së kromit për shkak të konsumit të lartë të energjisë në baza ditore.

kromi_suplemente2

Suplementet e kromit
Nutrologët besojnë se kromin është më mirë ta konsumoni përmes ushqimit, sepse suplementet e kromit përmbajnë forma të ndryshme të kromit. Kjo është pikërisht arsyeja se pse secili person do të reagojë ndryshe ndaj një lloji të caktuar të kromit. Nëse merrni suplemente të kromit, kushtoni vëmendje reagimit të trupit. Zakonisht duhet marrë rregullisht krom gjatë një periudhe prej disa muajsh për t’i vërejtur ndryshimet e para.

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet te konsumoni drogen! (FOTO)
Artikulli vijuesMilionat që vijnë në Kosovë nga Afganistani