Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri luftarak rus, kanë humbur jetën dy pilotë.
Një helikopter luftarak rus i llojit Mi-28N thuhet të jetë rrëzuar në qytetin Humus të Sirisë.
Sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes theksohet se helikopteri rus është rrëzuar në Humus rreth orës 00.29, ndërsa trupat e dy pilotëve të vdekur janë dërguar në bazën ushtarake ruse në Himejmim të Latakijes.
Lidhur me shkaqet e rrëzimit të helikopterit thuhet se helikopteri është rrëzuara si pasojë e defektit, ndërsa në vendngjarje nuk është zbuluar ndonjë shenjë se fluturakja është qëlluar.kohaislame