Pronat, konflikt me armë në plazh, vriten 2 persona, plagosen nënë e bir

KAVAJË- Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë me motiv një konflikt të vjetër pronësie të nisur 5 vite të ndodhur mesditën e sotme në zonën e ‘Malit te Robit’, në Kavajë.

Si pasojë e konfliktit me armë zjarri ka mbetur i vdekur Sulejman Shehu 53-vjec dhe Durim Pashallari, ndërkohë që janë plagosur nënë e bir, Erjon dhe Beglije Shehu, 53-vjec. (Mësohet se shtetasi Suljeman Shehu i cili ka mbetur i vdekur, është babai i Erjonit dhe bashkëshorti i Beglies).

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme pranë një moli në ndërtim e sipër në zonën e ‘Malit të Robit’, pranë një fshati turistik, duke shkaktuar panik tek pushuesit, ndërkohë një autoambulancë e nisur drejt spitalit të Durrësit ka transportuar personat e plagosur. Bluzat e bardha bënë me dije se shtetasi Erjon Shehu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që nëna e tij në gjendje më të mirë.

Policia ka ndaluar pak minuta më vonë autorin e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë, shtetasin Ardian Traka. Grupi hetimor i ngritur menjëherë ka nisur punën për marrjen në pyetje të pushuesve, ndërkohë që do merret në pyetje edhe autori.

Hetimet
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti bëhet fjalë për një konflikt të hershëm për platformën ku po ndërtohet shumë pranë molit ku ka ndodhur vrasja dhe plagosje e dyfishtë. Policia bën me dije se Adrian Tragaj dhe Sulejman Shehu në konflikt për pronën prej 5 vitesh. Ndërkohë mësohet se familja Shehu ndodhej në konflikt me familjen Tragaj për 1.5 ha tokë në bregdet, në pjesën ku ndodhi edhe krimi i rëndë mesditën e sotme.

Inspektorë, prokurorë dhe forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta, pasi dyshohet për pesona të tjere të perfshirë ne konflikt.
(e.m/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprakVV: Refuzojeni PDK-në
Artikulli vijuesAutoritetet franceze: Vdekja e Ali Podrimës, natyrale