SIRI: OBAMA DO TË DISKUTOJË ME PUTIN NË SAMITIN E ’’G 20’’-ËS

0
148

Presidenti Barack Obama pret të zhvillojë një takim të veçantë me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, ndërkohë që të dy liderët do të jenë në pranishëm në punimet e samitit të vendeve të ”G 20”-ës, që do të zhvillohet në Los Kabos, Meksikë, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, gjatë një konference shtypi.

”Presidenti do të takohet me Vladimir Putin dhe veç marrëdhënieve dypalëshe do të diskutojë me kreun e Kremlinit edhe mbi krizën në Siri”, u shpreh Carney.TRT/kohaislame