Siri: Së paku 25 të vrarë në Alepo

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë sulmuar sërish Alepon, duke hedhur të ashtuquajturat “bomba fuçi” në një treg perimesh.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se së paku 25 njerëz janë vrarë në sulmin e së shtunës, përfshirë dy gra dhe katër fëmijë.
I njëjti burim ka thënë se helikopterët kanë hedhur fuçi të mbushura me eksplozivë TNT në zonë.
Qeveria siriane thotë se në këtë mënyrë po godet “terroristët” edhe pse pas sulmeve të tyre ata që pësojnë më shumë janë fëmijët dhe gratë.  
Qindra njerëz janë vrarë në Alepo këtë muaj, si pasojë e sulmeve me bomba fuçi. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakJaponi: Dhoma për falje në aeroport për vizitorët muslimanë
Artikulli vijuesBuja nuk e amniston as rektorin Gashi