Siri, sulmohet agjencia e inteligjencës

Kryengritësitt në Siri raportohet se kanë kryer një sulm me bombë gjatë natës ndaj një ndërtese të shërbimeve të inteligjencës në një periferi të kryeqytetit Damask.

Inteligjenca e Forcave Ajrore konsiderohet si një agjenci elitë e sistemit sirian të shërbimeve sekrete.

Edhe pse më e vogël se Inteligjenca Ushtarake, në të kaluarën ajo ka luajtur një rol kyç në operacionet kundër grupeve të opozitës, si dhe në operacione të fshehta jashtë vendit, duke fituar reputacionin e brutalitetit.

Agjencia drejtohet aktualisht nga gjeneral-major Jamil Hassan, një anëtar i sektit të vogël dhe të devijuar Alawite i presidentit Bashar al Assad. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakVetëvritet emigranti në banesën e vëllait, i tha vajzës në Greqi: Do vdes
Artikulli vijuesK. Veriore thotë se ka raketa që mund të arrijnë në SHBA