Siri, sulmohet kampi i refugjatëve

Një kamp refugjatësh palestinezë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është sulmuar nga avionë luftarakë, duke shkaktuar një sërë viktimash.

Bilanci i të vdekurve apo të plagosurve ende nuk është i qartë. Përveç palestinezëve, kampi i al-Yarmouk strehon edhe sirianë, që i janë larguar luftimeve në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Kjo ishte hera e parë, që kampi në fjalë goditet, që nga fillimi i rebelimit, marsin e vitit 2011. Yarmouk është kampi më i madh i refugjatëve palestinezë brenda Sirisë.

Në të gjithë vendin ndodhen rreth 500,000 të tillë./tch/kohaislame

Artikulli paraprakGuardian: BE do të pendohet për Turqinë
Artikulli vijuesKina: Dialogu, zgjidhja vetme për Kosovën