Guardian: BE do të pendohet për Turqinë

Gazeta britanike “Guardian” ka botuar një artikull të Philip Inman.

Në shkrimin e tij Inman thotë se “liderët evropianë kur të kthejnë kokën prapa për të vlerësuar gabimet që kanë bërë, do të shikojnë se gabimi më i madh që kanë bërë është pengimi i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian”.

Megjithëse Turqia një këmbë e ka brenda në kampin perëndimor për shkak të të qenit anëtare e NATO-s, në aspektin ekonomik kemi një thellim të hendekut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, bën komentin “Guardian”.

7 vite më parë Turqia 67% të vëllimit të jashtëm tregtar e realizonte me vendet e Bashkimit Evropian, kurse sot kjo shifër ka rënë në nivelin e 39%, shkruan në vijim të artikullit “Guardian”.

Sipas gazetarit Philip Inman të britanikes “Guardian” Turqia mund të përballojë nevojat ekonomike të Bashkimit Evropian.

Në artikullin e tij Philip Inman lavdëron vendimin e kompanisë gjigande amerikane “Ford” për të prodhuar në Kocaeli të Turqisë automjetet për qëllime tregtare, përkundrejt qëndrimit negativ që mban dhe demonstron Bashkimi Evropian ndaj Turqisë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakDr. Muhamed Arifit i ndalohet hyrja në 19 vende të Europës
Artikulli vijuesSiri, sulmohet kampi i refugjatëve