Televizioni më i madh rus që ndjek zhvillimet e fundit në Siri, është sulmuar sot nga disa mortaja zjarri. Akoma nuk dihet mbi sulmuesin dhe shkakun e sulmit.
“Korrespodentja Lizzie Phelan dhe grupi i saj u sulmuan nga disa mortaja zjarri sot në frontin e luftës në qytetin Harasta, afër kryeqytetit të Damaskut. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, ndërsa ata ishin duke udhëtuar nga Harasta në Jobar,” shkruan në RT, trasnmeton Bota sot.
Russia Today është televizioni më i madh rus, që shpesh është akuzuar nga perëndimi për gazetari të varur nga qeveria e Kremlinit.