Ndoshta kjo është hera e fundit që po kujdesen delet e tij.
Kjo, pasi që këto janë të dedikuar që të shiten për festën e Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.
Prandaj, edhe këta po përqafohen me këto kafshë që i kanë për qejfi.
Bile po ndjejnë mallë për to.
E pronari i tyre këtu në Lipjan po thotë se sivjet ka më shumë shitje të deleve sesa të kafshëve tjera.
Me çmimin po ndahen të kënaqur edhe myshterinjtë, të cilët po thonë se sakrifica e kurbanit është obligim për të gjithë besimtarët mysliman që kanë mundësi.
E disa që kanë ardhur nga Gjermania ditën e Kurban Bajramit po synojnë që të shpërndajnë mishin e Kurbanit në familjet që kanë nevojë.
Për Kurban lejohet të therren deve, lopë apo dele si shenjë sakrificë për hirë të Zotit. Kafsha therret pas namazit të bajramit, i cili falet në ora 6:49 ditën e hënën.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=KdXmMh_kE2U