Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot në Gjakovë ka deklaruar se në vitin 2018 do të ndërtohet autostrada Gjakovë-Klinë, e cili është investim i huaj.
Ai po ashtu tha se do të ofrojë mbështetje si Qeveri e Kosovës për projektet e kampusit universitar dhe stadiumin në qytetin e Gjakovës.
“Kemi biseduar për punën që i takon komunës, komuna duhet me bo pjesën e parë për kampusin për universitetin, për stadiumin aq sa i takon, pjesën tjetër që është ose fizibilitet ose definim i projektit ose arsyeshmëri e projektit si nikoqir aty ku ndalet komuna vazhdojmë na kyçemi njëjtë për shtretërit e lumenjve që kalojnë nëpër Gjakovë sidomos për pjesë urbane ma shpejt, por duhet vazhduar krejt“, tha ai.
Sipas tij tani e tutje fajtor për mos kryerjen e punëve në Gjakovë do të jetë vetë ai dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se me marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, vendit ia ka shpëtuar qindra miliona euro në muajt e fundit.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Gjakovë, ku së bashku me kreun e kësaj komune Ardian Gjini u takuan edhe me personalitete nga fusha e sportit, kulturës, biznesit dhe kategorive të lirisë.
Kryeministri Haradinaj u zotua se do t’i hapë rrugët për të gjitha bizneset përmes ndërtimit të zonës industriale në Gjakovë, për të cilën tha se posa të lokalizohet hapësira brenda 24 orëve do e sjell vendimin për ndërtimin e saj.
Haradinaj gjatë këtij takimi tha se gjendja e kategorive të invalidëve, familjeve, dëshmorëve të luftës dhe viktimat e dhunë seksuale është stabilizuar.