S’ka konkurrent për rektor

Edhe pse konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës do të mbyllet së shpejti, deri më tani nuk ka asnjë kandidatë për këtë post.
Konkursi i hapur zyrtarisht më 20 qershor, nuk ka zgjuar interesim për ndonjë kandidat kosovar.

Ndërkaq në opinion kandidatët për rektor janë deklaruar në numër më shumë se sa në zgjedhjet e mëparshme të organizuara nga strukturat menaxhuese të UP-së në periudhën e pasluftës, por deri tash asnjë nga ata nuk ka dorëzuar dokumentet për konkurrim, shkruan “Zëri”.
E konkursi për rektor të Univerisetit të Prishtinës, do të jetë i hapur deri më katër korrik në ora 16:00./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSelimi: Lata provokoi njeriun e gabuar
Artikulli vijuesUNMIK-u i dënon incidentet e djeshme